Ballina Flash

Kënga “Lule Bore” interpretohet nga artistë me aftësi të kufizuar


TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara u përcollën edhe njëherë mesazhe të fuqishme me moton “Askush të mos mbetet pas”, në çdo fushë të jetës, që nga arsimi, deri te sportet dhe artet.

Në bashkëpunim me sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, të rinj nga disa kategori të aftësisë së kufizuar, artistë të talentuar, disa prej tyre diplomuar ose që studiojnë në Universitetin e Arteve, sjellin në një doku-klip dëshmitë e tyre për vështirësitë që ka jeta e një artisti me aftësi të kufizuara, si dhe shfaqin talentin e tyre me një interpretim fantastik.

Kjo video fantastike vjen në kontekstin e një programi të përbashkët të OKB-së që zbatohet nga UNDP dhe agjenci të tjera të OKB- së në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUNDP: Gjithëpërfshirje e personave me aftësi të kufizuar në arsimin profesional
Artikulli tjetërGJERMANI – CDU nis referendumin e anëtarëve për lidershipin