Ballina Flash

Çelet Festivali i Dritës në Amsterdam

AMSTERDAM, 3 dhjetor /ATSH-AA/- Nën hijen e pandemisë së COVID-19 në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, ka filluar Festivali i Dritës.

Konsiderohet si një nga festivalet më të rëndësishme në Evropë, ku çdo vit marrin pjesë rreth një milion njerëz.

“Festivali i Artit të Dritës” është një instalacion me drita i përgatitur nga artistë, stilistë dhe arkitektë nga Holanda dhe vende të ndryshme të botës.

Vizitorët mund të shijojnë performanca me drita në dhe rreth vendeve të famshme të qytetit, përveç turneve me varkë.

Festivali është i hapur nga ora 07:00 deri në ora 9:00 dhe nga ora 15:00 deri në 17:00, meqë qeveria holandeze mbyll punën nga ora 17:00 për të luftuar numrin në rritje të rasteve me COVID-19.

Festivali do të zgjasë deri më 23 janar të vitit të ardhshëm.  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN- Gjermania bën thirrje për qasje humanitare në kufirin me Bjellorusinë
Artikulli tjetërRama: Mbrojtja e mjedisit, mënyra më e mirë për të mos e kursyer dashurinë ndaj vendit