Rama: Mbrojtja e mjedisit, mënyra më e mirë për të mos e kursyer dashurinë ndaj vendit

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Plani Kombëtar i Pastrimit po vijon me intensitet në çdo bashki të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aksioni i pastrimit në disa bashki të vendit.

“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit. Mbrojtja e mjedisit është mënyra më e mirë për të mos e kursyer dashurinë ndaj vendit tone”, tha Rama.

Kryeministri përcolli momente nga pastrimi në Mirditë, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Dibër, Kuçovë, Bulqizë, Gramsh, Përrenjas dhe Tepelenë.

Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.