Reshjet e shiut, OSHEE: Po riparohet defekti në Gjirokastër

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Në kushtet ekstreme të motit me shi, dëborë dhe erë të fortë, brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndrajes (OSSHE),Drejtoria Rajonale Gjirokastër ndodhen në terren për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar nga reshjet me intesitet të lartë shiu.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) informon se aktualisht, grupet e gatishmërisë, të favorizuar nga ulja e intesitetit të reshjeve të shiut, janë në angazhim të plotë dhe po punojnë maksimalisht për riparimet e defekteve të shkaktuara.

“Kushtet e punës së grupeve të terrenit janë tepër të vështira pasi perveç lagështirës së madhe të tokës u duhet të punojnë në terrene malore që ngadalësojnë në disa raste procesin e punë”, njofton OSHEE. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.