Ballina Aktualitet

Dita e Çlirimit, hapet sot për qarkullim Rruga e Arbrit

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Në ditën e Çlirimit, kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga Rruga e Arbrit, një zhvillim i rëndësishëm infrastrukturor që i shtohet natyrës së mrekullueshme dhe që hapet sot për qarkullim.

“Gëzuar 29 Nëntorin!”, uroi kryeministri Rama.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km. Me një gjatësi rreth 74 km, ajo do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Ky investim i strategjik, jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërgjigjja ndaj pandemisë, Manastirliu në takimin e OBSH-së në Gjenevë
Artikulli tjetërGola dhe pasime për gol, ja fundjava e kuqezinjve në Europë