GJENEVË, 28 nëntor /ATSH-ANSA/ – Qytetarët zviceranë i thanë ”po” kalimit të gjelbër, i quajtur ndryshe Green Pass, sipas parashikimeve të para.
Të paktën 63 për qind e zviceranëve votuan ”pro” në referendumin për ligjin që parashikon futjen e certifikatës antiCovid-19.
Të dhënat e pjesshme që vijnë kantonet konfirmojnë parashikimet e institutit të specializuar për votimet Gfs.bern.
Në kantonin e Gjenevës, për shembull, 64,08 për qind e elektoratit votuan në favor të ligjit, sipas rezultateve paraprake, bazuar në votat e hedhura me postë.
Zviceranët kishin shprehur mendimin e tyre edhe në qershor 2021 për çështjen e formulinit të një ligji për Covid-19.
Në atë kohë, ligji u miratua me 60,2 për qind të votave.
Por, krahasuar me votimin e gjashtë muajve më parë, klima sociale dhe politike u tensionua më shumë.
Në Bernë, policia ka rrethuar zonat përreth Pallatit Federal, selia e qeverisë dhe e parlamentit, nga frika e përplasjeve me kundërshtarët e këtyre proceseve./ a.jor.




















