Spotify kopjon TikTok, prezanton video me lëvizje vertikale

ROMË, 27 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një nga elementët që e bëri TikTok-un të suksesshëm, i cili arriti një miliard përdorues mujorë globalisht në fund të shtatorit, është aftësia për të lëvizur në modalitetin vertikal nëpër përmbajtjet e tabelës së buletinit, Feed.

Një lloj ndërveprimi ky i miratuar së fundmi edhe nga Netflix për të sugjeruar filma dhe seriale të reja për të parë, duke u bazuar në preferencat.

Dhe tani, edhe Spotify dëshiron të ndjekë shembullin, për të joshur abonentët që të qëndrojnë më gjatë në platformë.

Sipas asaj që u shfaq në Twitter nga Chris Messina, shpikësi i hashtag, Spotify ka prezantuar një menu të re, e quajtur Discover, që me një klikim hap një Feed me videot e artistëve, që lëviz vertikalisht.

Për momentin, funksioni është vetëm për iPhone dhe iPad dhe i lëshur në bazë eksperimentale për një rreth të vogël përdoruesish.

Me sa duket, qëllimi është që të lejohen këngëtarët dhe grupet të ndajnë këngë të reja dhe informacione për koncertet, në vend që të lejohen të gjithë të postojnë video ose imazhe, siç ndodh në historitë ose bobinat e Instagramit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.