TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Në zonën Boboshticë-Dardhë të qarkut Korçë mëngjesin e së premtes kanë filluar reshjet e borës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se qarkullimi i mjeteve në këtë aks (Boboshticë-Dardhë), po kryhet normalisht dhe mjetet po punojnë për pastrimin e rrugës.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren dhe po vijojnë pastrimin e aksit rrugor.
ARRSH i kujtoj drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore
/a.a/r.e/












