ROMË, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Dhuna ndaj grave është një dështim i shoqërisë sonë në tërësi, e cila ka dështuar në rrugën e çlirimit të ndërmarrë nga gratë në shekullin e kaluar për të pranuar një koncept plotësisht të barabartë të marrëdhënieve në çift, deklaroi presidenti italian, Sergio Mattarella.
”Kjo dhunë e ka origjinën nga një këndvështrim i shtrembëruar i marrëdhënies midis burrit dhe gruas, i cili e sheh këtë të fundit si një objekt dhe në çdo rast si një subjekt jo të denjë për respekt të plotë”, shtoi presidenti duke apeluar për rritjen e konceptimit të barazisë gjinore.
”Është në idenë e inferioritetit që ende shumë shpesh përshkon qasjen ndaj çështjes femërore, në të cilën gjenden rrënjët e të gjitha formave të dhunës. Institucionet duhet të përballen me fenomenin e dhunës ndaj grave”, apeloi presidenti.
”Thirrja e grave” është edhe motoja e një manifestimi në Senatin Italian në ditën kundër dhunës ndaj grave./ /os/























