Ballina Flash

Çelet ekspozita “Jehona e Pavarësisë në shtypin e kohës”

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli sot ekspozitën retrospektive “Jehona e Pavarësisë në shtypin e kohës”.

Me anë të kësaj ekspozite Biblioteka Kombëtare hapi aktivitetet kulturore që do të zhvillohen në mbarë vendin në kuadër të Javës së Flamurit, organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet kulturore.

Në fjalën përshëndetëse, nëndrejtorja e BKSH-së, dr. Etleva Domi, u shpreh se “kjo ekspozitë, që vjen për herë të parë për publikun, rrok periudhën nëntor 1912 – dhjetor 1913, nisur edhe nga fakti që organet e para të shtypit shqiptar të botuara brenda trojeve shqiptare dolëm pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike. Mungesa e shtypit në vend bëri që njoftimet e para të jepen nga shtypi i diasporës, i drejtuar nga personalitete, si: Noli, Konica, Kristo Floqi, Kristo Luarasi etj.”.

Kjo ekspozitë retrospektive nga fondet e Bibliotekës Kombëtare sjell pasqyrimin që pati kjo ngjarje historike për kombin shqiptar në shtypin e kohës përgjatë një viti.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj përuron xhaminë e rindërtuar në Sauk: Rrit vlerën e zonës
Artikulli tjetërPeleshi në konferencën për sigurinë: Shqipëria ecën nën platformën “NATO 2030”