Ballina Bota

STOKHOLM – Magdalena Andersson kryeministrja e parë e Suedisë

STOKHOLM, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Socialdemokratja Magdalena Andersson u zgjodh nga parlamenti si kryeministrja e parë e Suedisë.

Aktualisht ministre e Financave, Andersson pason Stefan Lofven, i cili zyrtarisht njoftoi dorëheqjen e tij në fillim të këtij muaji, pas shtatë vjetësh në detyrë.

Lofven njoftoi në gusht se ai do të tërhiqej fillimisht si lider i socialdemokratëve dhe më pas si kreu i qeverisë.

Andersson u bë kreu i partisë në fillim të këtij muaji./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca: Shqipëria përpjekje për të luftuar pastrimin e parave dhe korrupsionin publik
Artikulli tjetërKombëtarja e femrave, Elezaj dhe Lufo: Vlerësim maksimal për kundërshtaret