Ballina Ekonomi

Rruga e Arbrit e mbyllur deri në 29 nëntor

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë duhet të zgjedhin akse të tjera, pasi Rruga e Arbrit vijon të jetë e mbyllur deri më 29 nëntor.

Lajmin e ka bërë kompania ndërtuese, e cila njofton të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi Rruga e Arbrit vijon të jetë e mbyllur.

“Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve deri në njoftimin e radhës për qarkullim në Rrugën e Arbrit”, thekson në njoftimin e saj kompania.

Rruga e Arbrit jo vetëm do ofrojë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak30 vjet pa Freddy Mercury, thjesht i paimitueshëm!
Artikulli tjetërZhupa: Veliaj s’mund të çojë kasetat e tij të gatshme në SPAK