Vdes fotografi legjendar Mick Rock

ROMË, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Fotografi Mick Rock vdiq sot në moshën 72-vjeçare, siç u njoftua në faqen e tij zyrtare në Twitter, në të cilën ai përkufizohet si një krijesë mitike që ishte e pamundur të mos e doje, sapo të njiheshe me të.

Ata që kanë pasur kënaqësinë të ekzistojnë në orbitën e tij e dinë se Mick ka qenë gjithmonë “Njeriu që përjetësoi vitet ’70”.

Ai ishte një poet i fotografisë, një forcë e vërtetë e natyrës që i kalonte ditët e tij duke bërë pikërisht atë që donte, në mënyrën më të pazakontë.

Michael David Rock, kishte filluar të fotografonte koncerte lokale ndërsa ndiqte kolegjin në Kembrixh.

Në vitin 1972 ai u takua me David Bowie, dhe u bë fotografi i tij zyrtar, duke realizuar disa nga fotot e tij më ikonike si Ziggy Stardust, një rock-er imagjinar androgjen dhe biseksual.

Rock prodhoi dhe drejtoi videoklipet si; “Space Oddity”, “Jean Genie” dhe “John, I’m Only Dancing” të David Bowie.

Kopertinat e tij të disa prej albumeve të paharrueshme të rock-ut përfshijnë;  “Transformer” dhe “Coney Island Baby” nga Lou Reed, “Raw Power” nga Iggy Pop & The Stooges, “Queen II” nga Queen, “End of the Century” nga Ramones dhe Joan. Jett “I Love Rock ‘n Roll”.

Artistë të tjerë që ai ka fotografuar përfshijnë Misfits, Snoop Dogg, Lady Gaga, Killers, Alicia Keys, Miley Cyrus, Yeah Yeah Yeahs, Queens of the Stone Age, Daft Punk, Black Keys, Hall & Oates dhe MGMT.   //a.i/

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.