Ballina Flash

Një botë pa ”The Simpsons” pothuajse e pamundur

KALIFORNI, 19 nëntor /ATSH/ – Të imagjinosh një botë pa profecitë e ”The Simpsons” duket pothuajse e pamundur, sipas drejtuesit të serialit Al Jean, skenarist i tregimit për 30 vjet dhe tani edhe producent ekzekutiv në një intervistë në ”Radio Times”, shkruan vanityfair.it.

Duke pasur parasysh shifrat në nivel global, askush nuk duket i gatshëm të heqë prizën nga projekti jetëgjatë që vazhdon të korrë brohoritje pas 33 sezoneve të lavdishme dhe mbi 700 episodeve në transmetim.

Prezantuesi i shfaqjes, Matt Groening bën shaka për këtë kur thotë se ”vlerësova se seriali mund të përfundojë në episodin e njëmijtë, kështu që supozohet se ka rreth 12 sezone për të përfunduar dhe do të doja të isha përsëri këtu për t’u marrë me të”.

Padyshim që prezantuesi bën shaka sepse deri më tani filmi vizatimor është rinovuar edhe për një sezon tjetër dhe duket se do të mbyllë dyert në një të ardhme jo shumë të largët.

Nga ana tjetër, kjo perlë seriale e kulturës pop ka fituar tashmë disa rekorde, duke përfshirë numrin e tepruar të yjeve të ftuar vokalë, nga Kirk Douglas te Michael Jackson, nga Meryl Streep te Dustin Hoffman.

Shfaqjet e personazheve të vërtetë të futura në botën e Homerit janë të panumërta, nga Tony Blair te Lady Gaga, nga Mark Zuckerberg te Steven Hawking.

Libri i Rekordeve Guinness erdhi në fund të sezonit 16 me 337 të ftuar në 352 episode, por 10 vjet më vonë ky numër u dyfishua.

Për të mos përmendur kopertinën e ”Time”, e cila tashmë në vitin 1999 e konsideroi këtë serialin më të mirë televiziv të shekullit, por mesa duket Simpsonët nuk plaken kurrë./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPagesat ebanking në vlerën 91.1 miliardë lekë
Artikulli tjetërKPK riçel hetimin për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani