Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 18 nëntor 2021

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me  reshje  shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë  shtrëngatash. Prezencë të mjegullës së dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek. Në bregdetin veriperëndimor deri ne 12m/sek.Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë në brigjet e Jonit.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/16 re diell
Kukës 7/15 re diell
Lezhë 11/18 re diell
Dibër 5/16 re  shi diell
Durrës 10/22 re  shi diell
Tiranë 12/21 re  shi diell
Elbasan 9/20 re  shi diell
Berat 11/21 re  shi diell
Vlorë 12/21 re  shi diell
Korcë 8/14 re  shi diell
Gjirokastër 9/18 re  shi diell
Sarandë 11/21 re  shi diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson kërkon falje për mosmbajtjen e maskës gjatë vizitës në spital
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/11/2021