MINSK (Bjellorusi) – Fluturimi i parë i riatdhesimit për irakianët në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë.
UASHINGTON – Presidenti Biden pret homologun e tij meksikan Lopez Obrador dhe kryeministrin kanadez Trudeau.
KUALA LUMPUR (Malajzi) – Vizitë e sekretares amerikane të Tregtisë, Gina Raimondo.
AMSTERDAM (Holandë) – Konferencë për shtyp e Agjencisë Evropiane të Barnave mbi Covid-19.
VJENË (Austri) – Parlamenti vendos për heqjen e imunitetit të ish-kancelarit Sebastian Kurz.
BERLIN (Gjermani) – Deputetët e Bundestagut shqyrtojnë propozimet për kufizime të reja kundër Covid-19.
MOSKË (Rusi) – Fjalim i Putinit në një asamble të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
VARSHAVË (Poloni) – Vizitë e komisionerit evropian për Drejtësinë, Didier Reynders.
BERLIN (Gjermani) – Takim i kancelares Merkel dhe pasardhësit të saj të mundshëm Scholz për Covid-19, me presidentët e landeve.
OKLAHOMA (SHBA) – Ekzekutimi i Julius Jones, 41 vjeç, i dënuar me vdekje për vrasje, fajësia e të cilit ngre dyshime.
UASHINGTON – Paraqitja e re e Steve Bannon, një aleat i ngushtë i ish-presidentit Trump, para një gjyqtari si pjesë e hetimit të Kongresit për sulmin në Capitol Hill.
KAJRO (Egjipt) – Vizitë e princit Charles./ a.jor.






















