PRAGË, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Në Republikën Çeke, numri i infeksioneve të reja ditore është rritur në nivele rekord.
”Brenda 24 orëve, janë regjistruar 22 479 raste të reja, më shumë se kurrë qysh nga fillimi i pandemisë”, deklaroi Ministria çeke e Shëndetësisë.
Rekordi i mëparshëm datonte më 6 janar me 17 778 raste.
Incidenca shtatëditore mbarëkombëtare për 100 000 banorë është rritur në 813.
Spitalet po trajtojnë mbi 4 400 pacientë, nga të cilët mbi 660 janë në gjendje të rëndë.
Rajonet administrative lindore të Moravia-Silezisë dhe Olomoucit janë aktualisht më të prekurat.
Vetëm 6,2 milionë nga 10,7 milionë banorët e vendit janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa qeveria planifikon shtrëngimin e mëtejshëm të masave.
Pas humbjes së tij në zgjedhjet parlamentare në fillim të tetorit, kabineti i kryeministrit Andrej Babis është në detyrë vetëm në baza provizore deri në emërimin e një qeverie të re./ /os/












