TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Në bashkin e Pogradecit, projekti për rikualifikimin urban të zonës po shtrihet edhe në tri lagje të tjera.
Kryetari i bashkisë, Ilir Xhakolli inspektoi ecurinë e punimeve që po kryhen në rrugën “Gani Homçani”, ku po zbatohet projekti për rikualifikimin e plotë urban të të gjithë bllokut, për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve.
Punimet po kryhen për rehabilitimin e rrugëve kryesore të brendshme, trotuareve, si dhe shesheve midis pallateve.
Gjithashtu, puna vijon edhe për suvatimin dhe lyerjen e pallateve, rikonstruksionin e çative të banesave kolektive, gjelbërimin e hapësirave publike, si dhe ndriçimin e ri me llampa LED.
Puna vijon me ritmet e duhura dhe shumë shpejt kjo lagje do të marrë pamjen e merituar prej vitesh.
“Jemi në punë e sipër për të vijuar projektin edhe në ato pjesë ku zbatimi aktual nuk prek. Investimi krahas transformimit rrit ndjeshëm vlerën e pronës dhe krijon një ambient bashkëkohor”, u shpreh Xhakolli.
Projekti për rikualifikimin urban ka përfunduar në lagjen “Gurore” dhe Rruga e Mokrës, ndërsa investimet synojnë do të shtrihen edhe në rrugën “Abdyl Frashëri”, e njohur ndryshe si Lagjja e Kafetores dhe në rrugën “Reshit Çollaku”.
/j.p/r.e/























