Ballina Bota

IRAN – Mbajtja e kafshëve shtëpiake dënohet me ligj

TEHRAN, 17 nëntor /ATSH-DPA/-Mbajtja e kafshëve shtëpiake dhe shëtitja me qen do të ndalohet dhe dënohet në Iran.

Sipas njoftimeve, grupi i politikanëve në parlamentin iranian përgatitën sot një projektligj të ri . Sipas projektligjit, qentë që shëtiten më këmbë do të dënohen me gjobë të rëndë, ndërsa automjetet që kryejnë transportimin e tyre do të konfiskohen për tre muaj.

Përveç kësaj, pronarët e shtëpive së shpejti nuk do të lejohen t’u japin me qira banesat e tyre pronarëve të qenve dhe maceve.

Në besimin islam, mbajtja e një qeni në shtëpi konsiderohet “e papastër”, drejtuesit zyrtarë të veprimtarive fetare në Iran kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj të gjitha kafshëve shtëpiake. Ata gjithashtu besojnë se shëtitja e qenve shkakton panik tek popullata.

Policia u përpoq disa herë të ndalonte qentë, por në fund asgjë nuk funksionoi. Tani ndalimi i tyre do të bëhet me ligj.

Vëzhguesit, megjithatë, besojnë se edhe një ligj i ri në këtë drejtim do të injorohet nga pronarët e qenve dhe maceve ashtu si ndalimet e mëparshme.

Vitet e fundit, tendenca drejt zotërimit të kafshëve shtëpiake është rritur ndjeshëm, gjithnjë e më shumë të rinj iranianë marrin qen dhe mace si kafshë shtëpiake, veçanërisht për fëmijët e tyre. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni Hetimor, Bardhi: Gati të dëshmoj në çdo kohë për masakrën në Elbasan
Artikulli tjetërCOVID-19 – Pfizer aplikon për miratimin e menjëhershëm të pilulave për trajtimin e virusit