PRISHTINË, 16 nëntor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për pesë raste të reja me COVID-19. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570. Në total numri i rasteve aktive është 407.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.
Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPress/














