Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/11/2021

PEKIN – Hapja zyrtare e Bursës së Pekinit.

UASHINGTON – Samit virtual midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij kinez, Xi Jinping.

PEKIN (Kinë) – Mbyllet versioni kinez i lojës online Fortnite.

SINGAPOR (Singapore) – Hiqen kufizimet për udhëtarët e vaksinuar kundër Covid-19 nga Koreja e Jugut.

BERLIN (Gjermani) – Hyrja në fuqi e ndalimit të hyrjes në salla sportive, parukeri, restorante dhe bare të brendshme për personat e pavaksinuar kundër Covid-19.

PARIS (Francë) – Apel ndaj ish-kryeministrit François Fillon për dyshimin për punë fiktive.

MOSKË (Rusi) – Vizita e të dërguarit amerikan për Afganistanin, Thomas West.

KROACI – Hyrja në fuqi e lejes së detyrueshme shëndetësore kundër Covid-19 për të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe aksesi në institucionet publike.

FRANCE – Kthimi i maskave të detyrueshme në shkollë për të luftuar Covid-19.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Bujqësisë së BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Jashtëm të BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Vizita e Ignazio Cassis, kreut të diplomacisë zvicerane.

BRUKSEL (Belgjikë) – Vizita e ish-presidentit brazilian Lula.

PARIS (Francë) – Takimi Botëror i Forumit të Grave (deri në datën 19).

NJU JORK – Fillimi i sezonit të ankandit të vjeshtës në Sotheby’s.

UASHINGTON (SHBA) – Presidenti Biden nënshkruan ligjin për rinovimin e infrastrukturës amerikane.

HJUSTON – Konferenca për shtyp e ekuipazhit të misionit Crew-2 duke u kthyer nga ISS.

BAGHDAD (Irak) – Vizitë e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

ABU DABI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Ekspozita dhe Konferenca Ndërkombëtare e Naftës.

NAIROBI (Kenia) – Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

KUBA – Rihapja e kufijve të vendit ndaj turizmit ndërkombëtar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • an
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 15 nëntor 2021
Artikulli tjetërITALI – Di Maio: Green Pass e vetmja mënyrë për të mos u mbyllur sërish