Ballina Flash

Salah lojtar i muajit në Premier Ligë

LONDËR, 13 nëntor /ATSH-MIA/- – Sulmuesi nga radhët e Liverpulit, Mohamed Salah është shpallur lojtar i muajit për muajin tetor në Premier Ligë.

Salah muajin e kaluar ka shënuar pesë gola duke përfshirë edhe një triplet  në derbin kundër Mançester Junajtedit në “Olld Traford”, ndërsa ka bërë edhe katër asistime.

Për yllin e Liverpulit kjo është mirënjohja e parë “Lojtar i Muajit” për këtë sezon, ndërsa e katërta në karrierë.

Çmimin e parë ai e mori në vitin 2017.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: 950 milionë lekë për mbulimin e transportit, rishqyrtim i teksteve shkollore
Artikulli tjetërÇelet ekspozita “Pietro Marubbi dhe fotografët e Perandorisë Osmane” në Shkodër