Ballina Flash

Tinguj violonçeli në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dha mbrëmjen e sotme një koncert në sallën “Turbina”në Tiranë me pjesëmarrjen e dy artistëve të njohur, Aurelien Sabouret në violonçel dhe dirigjentit Eno Koço.

Veprat muzikore që u shfaqën për publikun artdashës ishin përzgjedhur si ndërthurje e muzikës shqiptare dhe asaj botërore ndërsa Aurelien Sabouret nga Franca performoi si solist.

“Vallja e shtrigave”, kapriçio simfonike nga Nestor Kraja çeli programin për të vijuar me performancën e solistit Aurelien Sabouret i cili luajti koncertin për violonçel dhe orkestër në re minor të kompozuar nga Eduard Lalo.

Pjesa e tretë e programit ishte nga Bethoven, Simfonia no 7 në la mazhor op 92.

Veprat dhe interpretimi i Orkestrës Simfonike dhe solistit francez u mirëpritën nga publiku.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKE: Rritja ekonomike për Shqipërinë nga 4.1% në 6.9%
Artikulli tjetërBULLGARI – Eksportet rriten me 22,4% në janar-shtator 2021