Ballina Flash

Siguria ushqimore, 109 kontrolle dhe 12 masa administrative

TIRANË 12 nëntor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ushtroi sot 109 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve, ka vendosur 12 masa administrative si dhe ka bërë të mundur asgjësimin e 25 tonë mollë industriale dhe ka bllokuar 7.720 tonë produkte ushqimore.

Drejtoritë rajonale të AKU-së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit, kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.

U bllokuan 7.720 tonë produkte ushqimore deri në dalje të rezultatit të analizave laboratorike.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti në Forumin e Paqes në Paris: Detyra jonë si liderë të avokojmë për më shumë barazi e drejtësi
Artikulli tjetërAssange lejohet të martohet në… burg!