Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/11/2021

PARIS (Francë) – Edicioni IV i Forumit të Paqes në prani të krerëve të shteteve.

KINA – Dita Kombëtare e shitjeve dhe konsumit online

MOSKË (Rusi) – Ministri i Jashtëm Lavrov takohet me homologun e tij mallez, Abdoulaye Diop.

VARSHAVË (Poloni) – Marshimi i grupeve të ekstremit të djathtë për ditën e pavarësisë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Tregtisë së BE-së.

BRDO (Slloveni) – Konferenca ministrore për parandalimin dhe hetimin e abuzimit seksual të fëmijëve.

PARIS (Francë) – Edicioni i 24-të i Paris Photo, panair ndërkombëtar kushtuar fotografisë.

PARIS (Francë) – Presidenti Macron kryeson ceremoninë e 103-vjetorit të armëpushimit të vitit 1918.

BRUKSEL (Belgjikë) – Publikimi i parashikimeve ekonomike të Komisionit Evropian.

KËLN (Gjermani) – Fillimi i sezonit të karnavaleve.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë për shtyp nga Ministri i Financave Olaf Scholz mbi parashikimet e të ardhurave tatimore.

PARIS (Francë) – Presidenti Macron hap Forumin IV të Paqes, në prani të zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris.

CAP CANAVERAL (SHBA) – Kapsula e Space X’s Crew 3 Dragon ngrihet me astronautin gjerman Matthias Maurer për në ISS.

KEJP TAUN (Afrika e Jugut) – Ankand i një briri rinoceronti për të financuar ruajtjen e specieve të kërcënuara.

BRAZAVIL (Kongo) – Konferenca virtuale e shtypit e OBSH-së në Afrikë për Covid-19./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • an
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 11 nëntor 2021
Artikulli tjetërParku Shebenik-Jabllanicë, rreth 21 mijë vizitorë në këtë sezon turistik