TIRANË 11 nëntor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikon formularin për të gjithë të përndjekurit që kanë qenë në burg, internim apo miniera me punë të detyruar që të aplikojnë për njohjen e viteve së punës, dëmshpërblimin apo pensionin duke u paraqitur pranë zyrave të AIDSSH.
Autoriteti i Dosjeve njofton se, “në zbatim të ligjit 45/2015 i ndryshuar, Autoriteti trajton kërkesat individuale të qytetarëve për informim, shqyrtim apo dorëzim dokumentesh, për qëllime rehabilitimi ose dëmshpërblimi”.
“Në këtë kuadër, individët e internuar gjatë regjimit mund të tërheqin pranë Autoritetit, dokumentacionin përkatës të periudhës së internimit, duke përfituar njohje të viteve të punës. Nga ana tjetër, personat e dënuar në burgje-miniera, mund të përfitojnë shtesë në pension, duke u paraqitur fizikisht pranë zyrave të Autoritetit, ose duke plotësuar formularin online në faqen të AIDSSH-së”, thuhet në njoftim.
/a.a/r.e/






















