Ballina Flash

Vijon puna për hapjen e kanaleve kulluese në Bulqizë

TIRANË 10 nëntor /ATSH-I.Vata/ Bashkia e Bulqizës vazhdon punën për hapjen e kanaleve kulluese në prag të stinës së dimrit për parandalimin e përmbytjeve.

Puna për hapjen e kanaleve ka filluar sot në Fushë-Bulqizë që të mundësojë devijimin e vërshimit të mundshëm të reshjeve.

Kryetari i bashkisë, Lefter Alla ka inspektuar nga afër punën e pastrimit të kanaleve kulluese.

“Në prag të dimrit dhe reshjeve të pritshme po angazhohemi në hapjen e kanaleve kulluese kudo që mund të ketë probleme. Këtu jemi në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë për të pastruar dhe hapur kanale që do të devijojnë vërshimet e mundshme të reshjeve”, shprehe ai.

Po ashtu, Alla shton se do të ndërhyjmë në pikëtakimin e Rrugës së Arbrit me kanalet kulluese të qytetit.

“Prej kohësh kemi komunikuar intensivisht edhe me ARSH, i cili gjatë këtyre ditëve do të ndërhyjë në pikëtakimin e Rrugës së Arbrit me kanalet kulluese të qytetit, gjë që pati shkaktuar edhe përmbytjet e një viti më parë”, shprehet ai.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransportonin emigrantë të paligjshëm, në pranga dy shtetas
Artikulli tjetërNis reforma në sektorin e ujësjellësve