Ballina Flash

Rastet aktive me COVID-19, kryeson Prishtina

PRISHTINË, 9 nëntor /ATSH/ Aktualisht në Kosovë janë 462 raste aktive me koronavirus. Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), 99 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Komunën e Prishtinës. Pas kryeqytetit është Komuna e Ferizajt, ku aktualisht ka 46 raste aktive.

Ndërsa në raportin e fundit, IKShPK bëri të ditur për 8 raste të reja me koronavirus. ku katër raste janë në Komunën e Prishtinës, dy në Fushë Kosovë, një në Mitrovicë dhe po ashtu një në Gjilan.

Instituti bëri të ditur se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si shkak i infektimit e koronavirus.

Ndërkohë që në Kosovë bëhet thirrje për respektim të masave antikovid. Në të kundërtën qytetarët të cilët nuk po përfillinë masat e vendosura nga institucionet shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës po gjobiten nga Policia e Kosovës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/11/2021
Artikulli tjetërTuristët nga Kosova ngjiten në majën e Shkëlzenit