Ballina Bota

KINË – Xi Jiping drejt mandatit të tretë?

PEKIN, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Komiteti Qendror i Partisë Komuniste në pushtet të Kinës u  mblodh sot në Pekin për një takim katërditor për të diskutuar miratimin e një “rezolute historike” të rrallë që do t’i lejonte presidentit Xi Jinping një mandat të tretë.

Kjo do të ishte vetëm hera e tretë në historinë 100-vjeçare të partisë që miratohet një rezolutë e tillë, pas asaj të 1945 dhe 1981.

Partia pretendon se rezoluta historike synon të përmbledhë “arritjet e mëdha dhe përvojat historike të partisë”.

Përpara Kongresit të Partisë Komuniste në vjeshtën e vitit 2022, rezoluta synon të konsolidojë pozicionin e pushtetit të Xi.

Ai do të ishte lideri i parë pas ndriçuesit të epokës revolucionare Mao Ce Dun, themeluesit të Kinës komuniste, që do të kishte një mandat të tretë.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua e quajti 68-vjeçarin “një njeri të vendosur, me mendime dhe ndjenja të thella, njeri që trashëgoi një trashëgimi dhe guxon për risi, një largpamës dhe të përkushtuar, që punon pa u lodhur”.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama thirrje qytetarëve: Mos e ndotni më trupin e mrekullueshëm të Shqipërisë
Artikulli tjetërDorëzohet në Kuvend regjistri i të dënuarve për krime seksuale