Ballina Flash

460 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

PRISHTINË, 8 nëntor /ATSH/ Aktualisht në Kosovë janë 460 raste aktive me COVID-19. 99 raste aktive janë vetëm në Komunën e Prishtinës.

Ndërkohë që të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 2. 174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Shtatë raste pozitive janë shënuar në Komunën e Prishtinës, 6 në Kamenicë, 2 në Gjilan, dy në Gjilan, një në Ferizaj dhe një rast në Kllokot.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Gjermania përjeton rekord infektimesh
Artikulli tjetërVreshti në Lezhë certifikohet si fermë organike