Ballina Flash

Vdes Astro themeluesi i grupit pop UB40

LONDËR, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ish-këngëtari dhe anëtari themelues i grupit britanik  reggae pop, UB40, i cili u bë i famshëm në vitet ’80 me hitet si ”Red Red Wine” dhe ”Can’t Help Falling In Love” vdiq në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Terence Wilson, i njohur me emrin e tij skenik Astro, performoi me UB40 deri në vitin 2013, kur u largua nga grupi për të formuar një grup tjetër me të njëjtin emër.

“Ne jemi absolutisht të shkatërruar dhe të pikëlluar të njoftojmë se Astro ynë i dashur ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër”, shkroi në Twitter grupi i tij aktual UB40 me Ali Campbell dhe Astro.

“Bota nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa të”, shtoi ai.

Kënga ”Red Red Wine” e Neil Diamond u shit në mbi 100 milionë disqe./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjueti e paligjshme, procedohen 3 shtetas
Artikulli tjetërIncidenti me gazetarët, Çuçi: Efektivi i policisë u largua nga detyra