Ballina Flash

Rikthehet “Stranger Things” në Netflix

LONDËR, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – “Stranger Things” do të rikthehet për një serial të katërt në verën e vitit 2022, ka konfirmuar Netflix pasi u zbuluan titujt e episodeve të ardhshme.

Një moment i ri për sezonin e ardhshëm tregon Eleven (Millie Bobby Brown) dhe Will (Noah Schapp) duke jetuar një jetë të re në Kaliforni, ku Eleven duket se po përpiqet të përshtatet.

Ndër titujt e episodeve të ardhshme janë “The Hellfire Club”, “The Massacre At Hawkins Lab”, “Papa” dhe “The Piggyback”.

Pamjet e reja dhe informacioni mbi episodet u publikuan në ditën e ”Stranger Things”, e cila shënohet më 6 nëntor, sepse kjo është data kur në 1983 kur Will Byers u zhduk në Hawkins, Indiana në episodin e parë të serisë së parë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozita dedikuar të pagjeturve të luftës vendoset në sheshin e Prishtinës
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: 568 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID-19