Ballina Flash

Basha: Koha e Berishës ka mbaruar

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një prononcimi me gazetarët theksoi se, koha e Sali Berishës ka mbaruar.

“Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale”, tha Basha.

Ai theksoi se, “asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”.

“Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës”, tha Basha.

“Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, përfundoi Basha.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkrirja e gjykatave në Jug, Zhupa: Qeveria të tërhiqet
Artikulli tjetërAksioni i pastrimit në Orikum, Rama: Penalizim subjekteve që shkaktojnë ndotje