Ballina Flash

Plantacion kanabisi edhe në … hotel!?

METMAN, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Policia gjermane ka zbuluar një plantacion të paligjshëm kanabisi brenda një ish-hoteli, në qytetin perëndimor të Mettmann-it.

“Pothuajse të gjitha dhomat në ndërtesën prej 300 metrash katrorë, plus sallën e bulingut në bodrum, ishin shndërruar në një operacion për kultivimin e kanabisit”, deklaroi policia.

Oficerët arrestuan dy persona të moshës 31 dhe 20 vjeç dhe sekuestruan rreth 1500 bimë.

Një urdhër kontrolli u lëshua të premten, pasi “aktiviteti i pazakontë” tërhoqi vëmendjen e policisë.

Sipas vlerësimeve fillestare nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Rhein Westfalisë së Veriut, të korrat mund të gjenerojnë rreth dy milionë euro (2,3 milionë dollarë) në vit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Me buxhetin e 2022 fuqizojmë maternitetet dhe pediatritë
Artikulli tjetërShpallja e zgjedhjeve të FRPD-së, Harxhi: Basha vijon dhunimin e statutit