TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Qeveria shqiptare angazhohet për të çuar më tej axhendën e integrimit të komunitetit rom dhe atij egjiptian.
Në Tiranë, u nënshkrua sot memorandum i mirëkuptimit midis Këshillit të Evropës, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 10 bashkive në vend, për të çuar përpara axhendën e integrimit të komuniteti rom dhe atij egjiptian, pjesë e programit ROMACTED, “Për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e Romëve në nivel vendor.
Memorandumi u nënshkrua në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome.
Ministrja vuri në dukje përpjekjet e qeverisë për aksesin e barabartë të komunitetit rom dhe egjiptian në shërbime, integrimin në punësim, strehimin e përshtatshëm, edukimin apo shëndetësinë për komunitetin rom dhe egjiptian. /a.a/






















