TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilluan sot takime me përfaqësues të industrisë së përpunimit të qumështit dhe eksportuesit e fruta-perimeve.
Ibrahimaj u shpreh se, qëllimi i këtyre takimeve ishte përmirësimi i politikave fiskale për një prej sektorëve më prioritarë, bujqësisë.
“Vijojmë konsultimet me biznesin në kuadër të Paketës Fiskale 2022. Së bashku me ministren e Bujqësisë Frida Krifca zhvilluam takime me përfaqësues të industrisë së përpunimit të qumështit dhe eksportuesit e fruta-perimeve, me qëllim përmirësimin e politikave fiskale për një prej sektorëve më prioritarë, bujqësisë. Me mbështetjen më të madhe ndër vite prej 7.1 miliardë lekë për fermerët përmes skemave, rimbursimit të naftës, projektit të Garancisë së Kredisë për zonat rurale dhe Garancisë Sovrane”, theksoi Ibrahimaj në një reagim.
/a.a/r.e/























