Ballina Flash

Mbrojtja e faunës së egër, përgjegjësi edhe e bashkive

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedit, Mirela Kumbaro tha se, qeveria mori sot një vendim të rëndësishëm në fushën e mjedisit, që përcakton dhe detajon atë se çfarë parashikon ligji për mbrojtjen e faunës së egër.

Në një dalje për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro tha se “mjedisi vjen në qendër të vëmendjes së politikave të qeverisë edhe si nevojë e komunitetit, dhe kur flasim për faunën e egër një pjesë e madhe e specieve apo llojeve nuk janë detyrimisht brenda zonave të mbrojtura, por janë të shpërndara në territor, madje edhe në pjesë të territorit që për shkak të zhvillimeve urbanistike apo ekonomike që kanë ndodhur në këto tri dekada, nuk janë domosdoshmërisht zona të mbrojtuara, por janë mjedise në të cilat krijohen habitate të faunës së egër”.

“Me vendimin e sotëm ne përcaktojmë kriteret e qarta për mënyrën sesi mund të përkufizohen ekosistemet brenda të cilit lëvizin llojet dhe speciet e faunës së egër dhe përfshijmë në këtë vendim edhe njësitë e qeverisjes vendore, duke mos menduar se kjo është një çështje që i takon vetëm Ministrisë së Mjedisit apo shoqatave mjedisore”, theksoi Kumbaro.

Ministrja vuri në dukje se “me vendimin e sotëm për përcaktimin e kritereve të ekosistemeve të faunës së egër, janë bashkitë ato që kanë detyrën parësore të përcaktojnë identifikimin e ekosistemeve dhe të planeve zhvillimore që më pas miratohen nga ministria”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit, valutat forcojnë pozitat në raport me lekun
Artikulli tjetërKim me kryetarët e grupeve parlamentare: I rëndësishëm respekti i ndërsjelltë