TIRANË 3 nëntor /ATSH-I.Vata/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme caktoi drejtuesit e prokurorive Krujë dhe Lezhë, si dhe miratoi listën me emrat e kandidatëve për 2 vende vakante në SPAK.
Në mbledhjen e sotme, KLP caktoi në detyrë prokurorin Petrit Çano në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, dhe prokurorin Erjon Shehaj në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me emrat e kandidatëve, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak që janë: Alfred Shehu, Elvin Gokaj, Sonila Muhametaj (Domi).
Ata do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë SPAK.
KLP pas shqyrtimit në seancë dëgjimore të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor në ngarkim të një magjistrati dhe propozimin për masën disiplinore “Vërejtje publike”.
/j.p/r.e/












