Ballina Flash

FUTBOLL – Conte merr Tottenhamin

LONDËR, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Antonio Conte do të prezantohet sot si trajneri i ri i Tottenhamit, pasi klubi londinez njoftoi dje shkarkimin e menaxherit Nuno Espirito Santo.

Sipas BBC-së, drejtuesit e klubit kanë folur me ekspertin italian të hënën, pas shkarkimit të Santos, pas katër muajsh në stol.

Sipas raportimeve të medias, sot të dyja palët duhet të nënshkruajnë një kontratë për 18 muaj, pas së cilës Conte do të bëjë stërvitjen e parë me skuadrën e re.

Italiani u largua nga Interi në maj vetëm disa javë pasi fitoi Serinë A.

Ai fitoi Premier League dhe Kupën FA me Chelsea-n, por u shkarkua në korrik 2018 pas vitit të dytë zhgënjyes në stol.

Conte gjithashtu udhëhoqi Juventusin nga viti 2011 deri në 2014 dhe fitoi tre tituj në Serie A dhe mori përsipër ekipin kombëtar italian nga viti 2014 deri në 2016./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak40% e të miturve ndajnë informacione private në internet
Artikulli tjetërManja-Avdyli: Roli i ndërmjetësit duhet ridimensionuar