Ballina Flash

Kosovë, 439 raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 1 nëntor/ ATSH/ Aktualisht në Kosovë janë 439 raste aktive me COVID-19.

Komuna e Prishtinës renditet e para për numrin me të madh të rasteve aktive me koronavirus. Aktualisht në kryeqytet raportohet për 105 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 13 raste të reja me koronavirus.

Në të dhënat e IKShPK-së, viktima ishte nga Komuna e Fushë Kosovës.

IKShPK të dielën njoftoi edhe se nga COVID-19 u shëruan 20 qytetarë.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazeta “Drita”, 120 vjet nga botimi
Artikulli tjetërManastirliu publikon mesazhin e Fevziut: Kam besuar tek vaksina dhe ia sugjeroj gjithkujt