Ballina Flash

Gazeta “Drita”, 120 vjet nga botimi

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Si sot më 1 nëntor të vitit 1901, në Sofje të Bullgarisë doli botimi i parë i gazetës “Drita”, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja.

Gazeta e përdyjavshme “Drita” (1901-1908) ishte një gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe, e cila si moto të sajën kishte “Mbron të drejtat e kombit shqiptar”.

Mbështeti idenë e bashkimit kombëtar dhe pati mjaft ndikim në zhvillimin e publicistikës shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot një një përshkrim të shkurtër shkëputur nga propozimi për dekorimin e gazetës “Drita” me rastin e 70-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë nga kryetari i Akademisë së Shkencave Aleks Buda.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Zaev jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale
Artikulli tjetërKosovë, 439 raste aktive me COVID-19