Ballina Flash

“Takimet e Gjeçovit”, vihet gurthemeli i monumentit “Nëna e Zymit”

PRISHTINË, 30 tetor /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të monumentit “Nëna e Zymit”, aktivitet ky i mbajtur në kuadër të manifestimit të pesëdhjetë letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”.

Në fjalën e rastit, kryeministri Kurti ka përshëndetur manifestimin jubilar dhe iniciativën për të nderuar në mënyrë të veçantë gruan shqiptare, një grua, siç ka thënë ai, të vendosur në histori nga ana e sakrificës së përditshme.

“Kurrë nuk do të përfundojmë së nderuari dy figura të pafundme të mendimit: dëshmorin dhe gruan. E kemi si Norë të Kelmendit, si Shotë të Galicës, si grua të Jasharajve, e tashmë do ta kemi si Nëna e Zymit”, tha Kurti.

Duke e cilësuar dashurinë e nënës si shprehje të përjetësisë për çdo ditë, ai ka thënë se ka kuptim të ekzistojë monumenti për të.

“Ndoshta monumenti mund t’ia bëjë nderin dashurisë sublime, monument Nënës së Zymit, monument Nënës, për atë që është e që bën”, u shpreh Kurti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Mjeshtër i Madh” për këngëtaren Eranda Libohova
Artikulli tjetërFOKUS – Inflacioni i eurozonës do të mbetet i lartë