Ballina Flash

Kafeja kultivohet edhe në… Siçili?

PALERMO, 29 tetor /ATSH/ – Siçilia është një vend me vreshta, ullinj, agrume por edhe kafe.

”Falë ndryshimit të rëndësishëm klimatik në zonën e Palermos, kafeja po kultivohet në një plantacion eksperimental”, shkruan faqja today.it.

Gjerësia gjeografike ndërkohë është shumë më e lartë se ajo e “Rripit të kafesë”, zona midis dy tropikëve ku rritet kafeja midis Amerikës Latine, Afrikës Lindore dhe Azisë Juglindore.

Ajo e familjes Morettino është një nga plantacionet më veriore në krahasim me tokat tipike tropikale.

Eksperimenti në kopshtin e kompanisë ”Morettino” ka rreth 60 bimë të varieteteve ”Coffea Arabica”, ”Bourbon” dhe ”Catuai”, të rritura nga farat e dhuruara Kopshtit Botanik të Palermos dhe të mbjella në rreth 350 metra mbi nivelin e detit në fshatin San Lorenzo, në kodrat e Palermos.

Vjelja me dorë, e cila u krye mes korrikut dhe shtatorit, u pasua nga fermentimi për 48 orë dhe tharja në diell.

Rezultati ishte i jashtëzakonshëm, një kafe me shije, aciditet të ekuilibruar dhe ëmbëlsi natyrale./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPorti i Durrësit, rriten të ardhurat me mbi 24%
Artikulli tjetërNdahet nga jeta Erida Kokonozi, KLP: Një nga magjistratët e spikatur