Ballina Aktualitet

Greqia, mbështetje të pakushtëzuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

TIRANË 29 tetor /ATSH-I.Vata/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippidou.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi midis dy qeverive dhe parlamenteve, si dhe mbështetja e Greqisë në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Me ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippidou. Intensifikimi i bashkëpunimit midis dy qeverive dhe parlamenteve tona si dy vende fqinje dhe mbështetja e pakushtëzuar e Greqisë në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ishin edhe fokusi i bisedës miqësore me ambasadoren”, shprehet Spiropali.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE, trajnim me gjyqtarët e GJKKO-së dhe prokurorët e SPAK-ut
Artikulli tjetërKonferencë shkencore për 100-vjetorin e luftës së Dibrës