Ballina Bota

FRANCË – Macron i kërkon presidentit Xi hapjen e tregut kinez

PARIS, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi homologut të tij kinez, Xi Jinping të kontribuonte për të bërë marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës më të favorshme për sa i takon çështjeve tregtare.

Pak ditë nga samiti i G20-s në Romë dhe COP26-s në Glasgou, ku lideri kinez nuk do të jetë i pranishëm, dy presidentët diskutuan temat e mëdha ndërkombëtare nga pandemia, klima, tregtia, Afganistani e deri tek fuqia bërthamore iraniane.

Presidentët diskutuan gjithashtu edhe tensionet në rritje mes Kinës dhe SHBA-së.

Macron, vendi i të cilit në janar do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, i kërkoi Xi-së të bënte më shumë për marrëdhëniet euro-kineze në kuptimin e një ekuilibri reciprok më të madh, në veçanti, në lidhje me aksesin në tregti.

Ndër të tjera, presidenti francez i kërkoi Pekinit të heqë masat shtrënguese të ndërmarra ndaj disa shteteve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të institucioneve të Parlamentit Evropian, në përgjigje të sanksioneve të miratuara më 27 mars mbi persekutimin ndaj minoritetit mysliman Ujgur në rajonin kinez të Xinjiangut./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHelmimi i qytetarëve, Prokuroria e Krujës nis hetimet
Artikulli tjetërTransportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari