Ballina Ekonomi

PD dorëzon në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së


TIRANË 26 tetor /ATSH-I.Vata/ Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka dorëzuar sot në Kuvend nismën ligjore të PD-së për uljen e TVSH-së nga 20 % në 6 % për produktet e shportës.

Në një prononcim për mediet Tabaku tha se, “kjo është një nismë politike që vjen në ndihmë të qytetarëve. Nuk është populiste. Dëgjoj çdo ditë suflerët e qeverisë që thonë se është një nismë populiste, që nuk do të jetë në dobi të qytetarëve”.

Po ashtu Tabaku shtoi se ulja e TVSH-së do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumin e tyre.

“Çfarë do të bëjë ulja e TVSH-së për qytetarët? Do të bëjë atë që ka bërë në të gjitha vendet e tjera të BE-së, do të bëjë atë që nuk po e bën dot qeveria: Do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumin e tyre. Sot shumë vende të Bashkimit Evropian kanë ulur TVSH, si një mundësi dhe një stimulim për ekonominë. Sot, shumë vende kanë ulur edhe TVSH për energjinë. Propozimi që ne kemi, është i thjeshtë dhe shumë konkret”, tha ajo.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu në politikë, Basha: Frika e pak njerëzve s’mund të pengojë shumicën
Artikulli tjetërMoti i thatë, Çela: OSHEE përballoi kostot, nuk u rënduan qytetarët