TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ministrin e Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dr. Sheikh Abdullatif bin Abdul Aziz bin Abdul Rahman Al-Asheik.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar më tej ato, sidomos në aspektin ekonomik e tregtar.
Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e vazhdueshme humanitare, programet zhvillimore dhe mbështetjen teknike e financiare, që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndër vite.
/a.a/r.e/












