Sipas tij, përmes digjitalizimit të bujqësisë synohet të shkohet drejt çdo burimi informacioni që kemi në lidhje me bujqësinë, duke adresuar nevoja bazë që i shërbejnë gjithë komunitetit, konkurrueshmërisë dhe nxitjes së eksporteve.
Vitet e fundit fermerët kanë shtuar kërkesat për informacion në fushën e inovacionit dhe start-up pranë Qendrave të Transferimit të Teknologjisë Bujqësore. Kjo për faktin se, gjithnjë e më shumë po synohet që prodhimi bujqësor vendas të orientohet drejt eksporteve.
“Ndaj dhe programi i ri synon të nxisë startup-et në sektorin e bujqësisë, për rajonin e Korçës që spikat për potenciale të larta të prodhimit dhe eksportit bujqësor”, tha Civici.
Në këtë aktivitet u prezantuan disa shembuj konkret në fushën e Startup-ve në bujqësi.
Në fazë të parë projekti ka bërë një studim mbi nevojat e bujqësisë në rajonin e Korçës dhe parashikon që këtyre nevoja të rinjtë t’ju përgjigjen me zgjidhje inovative.
Përfaqësues të programit për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural u shprehën se, “Shqipëria duke përfshirë edhe Korçën, është pjesë e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në të gjitha nivelet përfshirë edhe atë ekologjik dhe kjo është arsyeja që Qeveria Gjermane po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm rural”.
Ata ftuan të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e këtij projekti që nis zbatimin për herë të parë në qytetin e Korçës, për tu bërë shembull edhe në rajone të tjera të vendit.

/a.a/r.e/












