Ballina Flash

Portrete të sulltanëve në ankandin e ”Christie’s”

STAMBOLL, 24 tetor /ATSH-AA/ – Shtëpia e ankandeve “Christie’s” do t’u ofrojë koleksionistëve mundësinë për të blerë portrete të rralla të gjashtë sulltanëve osmanë në fund të tetorit.

Portretet e Orhan Gazit, Bajazidit I, Isa Çelebiut, Mehmedit I, Selimit I dhe Selimit II do të jenë në shitje në shtëpinë britanike të ankandeve më 28 tetor dhe pritet të arrijnë një total prej 800 000 deri në 1,2 milionë sterlinash.

Portretet janë dublikatë të një seti origjinal, të prodhuara në Venedik në vitin 1579 me nxitjen e vezirit të madh osman, Sokullu Mehmed Pasha.

Behnaz Atighi Moghaddam, një eksperte nga ”Christie’s”, tha se portretet ishin pjesë e 14 pikturave të shekullit XVI.

Ankandi i Artit të Botës Islame dhe Indiane do të shfaqë gjithashtu një mesazh dërguar mbretit Luigj të Francës nga Mehmeti IV, qilima turke, mbulesa të Qabesë, pllaka të Iznikut, dorëshkrime dhe enë të zbukuruara.

Moghaddam tha se pikturat i atribuohen stilistikisht Veroneses, një prej artistëve më të famshëm venecianë që prodhoi vepra në shekullin XVI.

Louise Broadhurst, shefe e Departamentit të Qilimave Orientale në ”Christie’s”, tha se ankandi do të prezantojë edhe tri qilima./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakChris Paul rekord absolut në NBA me 20 000 pikë dhe 10 000 asiste
Artikulli tjetërRezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale pas dy-tri ditëve