TIRANË 21 tetor /ATSH-I.Vata/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim me shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Guzskova.
Ministri Manja theksoi se “do vijojmë të kemi të njëjtin bashkëpunim si deri më tani për Reformën në Drejtësi, me projektet e ekspertizës ligjore që ofron KiE në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, në avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor, me masë mjekësore, etj”.
“Ka plot fusha bashkëpunimi dhe Guzskova, si një mike e mirë e Shqipërisë, shprehu gatishmërinë e KiE për të ofruar ekspertizën më të mirë për çdo nevojë tonën sipas fushave dhe prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë”, shprehet Manja.
/j.p/r.e/






















